Erdogan: Populli tregoi se Turqia nuk mund të qeverisët nga një parti e vetme

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se “Turqia ka nevojë për një koalicion që të ndriçojë të ardhmen dhe jo koalicion që debaton të kaluarën”.

Në fjalën drejtuar myftinjve gjatë një iftari, Erdogan tha se populli na dha një tablo, sipas të cilës asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme vendin, dhe i ftoi liderët politikë që të marrin përgjegjësi.

“Turqia ka nevojë për një koalicion që ti ndriçojë të ardhmen dhe jo koalicion që debaton të kaluarën”.

“Asnjë prioritet nuk mund të jetë, dhe nuk duhet të jetë më i rëndësishëm se e ardhmja e vendit dhe e popullit”, raporton TRT-shqip.

Në vlerësimin që u bëri rezultateve zgjedhore Erdogan tha se me mbarimin e procesit zgjedhor ka përfunduar edhe detyra e popullit, tani një detyrë e madhe u takon të gjitha partive politike.

Erdogan ka komentuar edhe kritikat dhe akuzat që i janë bërë atij “për shpenzime enorme në Pallatin Presidencial”, duke i quajtur gënjeshtra dhe shpifje.

Lajme të ngjashme

Back to top button