Shoferët e taksive në Francë protestojnë ndaj shërbimit “Uber”

Shoferët e taksive në Francë duke protestuar kundër shërbimit “Uber” i cili ofron shërbim taksi nëpërmjet internetit kanë bllokuar trafikun në disa rrugë kryesore, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta e taksistëve në Paris e cila nisi në orët e para të mëngjesit u përqendrua më shumë në disa rrugë drejt aeroportit dhe të disa në destinacione drejt stacioneve të trenave.

Pasi një pjesë e udhëtarëve të cilët u përpoqën të shkonin në aeroport humbën avionët autoritetet e dy aeroporteve më të mëdha në Paris “Charles de Gaulle” dhe “Orly”  për shkak të grevës së taksistëve kanë paralajmëruar udhëtarët që të përdorin metrotë për të arritur në kohën e duhur avionët.

Gjithashtu është vërejtur se taksistët kanë djegur goma në rrugën e Unazës së Parisit dhe se policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në shumë rajone.

“Uber” me metodën e aplikacionit të “mençur” telefonik, bashkon shoferët normalë me udhëtarët dhe në këtë mënyrë ofron shërbim taksi. Për shkak të rritjes së shërbimeve të “Uber”, taksistët duke pretenduar se kompania po ndërhyn në fushën e punës së tyre dhe se shkakton konkurrencë të padrejtë, ata edhe më parë kanë protestuar.

Ndaj “Uber” i cili ofron këtë shërbim që prej vitit 2011 në Paris janë hapur edhe padi për arsye se shkakton konkurrencë të padrejtë. Një ligj i dalë në vitin 2014 e ndalon që klientët të transportohen nga shoferë të paregjistruar. Ndërsa “Uber” mbron qëndrimin se ky ligj nuk është i qartë. Kjo çështje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për të përcaktuar nëse ligji është në përputhje me kushtetutën apo jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button