Mrekulli në Kolumbi, nëna dhe foshnja e saj gjendjen gjallë 5 dit pas rrëzimit të avionit

Një nënë me fëmijën e saj gjenden gjallë 5 ditë pas aksidentit nga një avion i vogël i cili ishte rrëzuar në perëndim të Kolumbisë. Autoritetet kanë theksuar se nëna 18 vjeçare, Maria Nelly Murillo dhe djali i saj 1 vjeçar, Yudier Moreno u gjetën nga ekipet e shpëtimit në afërsi të vendit ku u rrëzua avionit në pyllin e rajonit Choco.

Nena dhe femija ne Kolumbi (2)
Theksohet gjithashtu se nëna Maria Murillo ishte e plagosur lehtë dhe kishte në disa vende të trupit plagë nga të djegurat, por gjendja shëndetësore e nënës dhe fëmijës është e mirë.
Nena dhe femija ne Kolumbi (3)
Autoritetet duke theksuar se trupi i pajetë i pilotit ndodhej në kabinën e pilotit, ata gjithashtu e kanë cilësuar si një “mrekulli” shpëtimin e nënës dhe fëmijës 5 ditë pas aksidentit.Nena dhe femija ne Kolumbi (4)

Theksohet gjithashtu se në avion nuk ndodheshin udhëtarë të tjerë përveç nënës dhe fëmijës.

Avioni i vogël ishte nisur nga Quibdo i rajonit Choco ne destinacion Nuqui dhe për arsye ende të paqarta ditën e shtunë ai ishte rrëzuar në rajonin Alto Baudo.

Nena dhe femija ne Kolumbi (5)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button