Shmangni pijet e gazuara gjatë Ramazanit

Ekspertët mjekësorë këshillojnë të mos konsumojmë pije të gazuara gjatë iftarit dhe syfirit, sepse ato janë të dëmshme për shëndetin.

Zëvendës Drejtori i Institutit të Shkencave Mjekësore në Pakistan (PIMS), Dr. Wasim Ahmed Hawaja thotë se në vend të tyre duhet të pini ujë të zier për shkak se ajo është më pak e dëmshme dhe më e lehtë gjatë procesit të absorbimit dhe tretjes.

Ai thotë: “Pijet që përgatiten në shtëpi, sikur limonada, qumështi etj. janë më efektive në luftën kundër etjes në krahasim me pijet e gazuara.” Ai shton se konsumimi i pijeve të gazuara sjell deri në disa sëmundje, duke përfshirë diarreja, gastroenteritisi, dehidratimi, problemet me veshkat dhe madje edhe kanceri.

Shefi i Institutit të urologjisë dhe transplantimit në Sindh (OIMT) në Karaçi, Dr. Edib Rizvi thotë se pijet e joalkoolike me gaz duhet të shmanget gjatë Iftar, për shkak se shpijnë në probleme të veshkave.
“Unë e preferoj përdorimin e lëngjeve të freskëta në vend të pijeve joalkoolike me gaz,” shtoi ai.

Përshtati: Lutfi Muaremi/ Islampress

Lajme të ngjashme

Back to top button