Reformat e reja të Gruevskit, tentim serioz apo sa për “sy e faqe”?

Qeveria në seancë të  miratoi plan për reforma të reja për integrimin evropian, të cilat do të fokusohen në avancimin e sundimit të ligjit, lirive, Kodin zgjedhor, luftimin e krimit dhe korrupsionit me masa dhe afate konkrete, njoftoi kryeministri Nikolla Gruevski.

Njohësit e çështjeve politike shprehen të rezervuar lidhur me këtë deklaratë dhe thonë se duke pasur parasysh planet që janë miratuar kohë më parë dhe nuk janë realizuar, nuk do të ishte diçka e jashtëzakontë që edhe ky plan të jetë vetëm sa për sy e faqe.

Profesori universitar Abdulla Azizi thotë se nuk e di sa herë kemi dëgjuar fjalë të këtilla me plot përmbajtje por me realizim boshe.

“Deklaratat në shikim të parë duken mirë por fatkeqësisht mbeten të pa realizuara me kalimin e kohës dhe deri më tani nuk e di sa herë kemi dëgjuar fjalë të këtilla me plot përmbajtje por me realizim boshe. Uroj që vërtetë ta realizon atë që premton edhe pse nuk kam bindjen se kësaj radhe do të jetë më ndryshe se në të kaluarën”, tha për Portalb, Azizi.

Ai shtoi se ky hap i kryeministrit është më tepër një tentim për rikthimin e besimit të humbur nga ngjarjet e fundit.

“Kjo deklaratë kuptoj të jetë ma tepër si një tentim për rikthimin e besimit të humbur nga ngjarjet e fundit. Po nejse, së paku nëse e realizon këtë do të jetë në të mirën e vendit dhe të qytetareve, ndërsa nuk është keq që në këto situata të shtron edhe zgjidhjen e problemit të emrit të shtetit. Çdo kontribut në këtë drejtim është i mirëpritur, ndërsa nëse kjo deklaratë nuk arrin efektin e duhur dhe nuk implementohet, atëherë kjo do të konsiderohet si një dështim i radhës me çka do të betonohet paaftësia e kësaj qeverie që të merret me proceset eurointegruese të vendit. Një çështje tjetër që mbetet për tu diskutuar është nëse në kabinetin qeveritar ka kuadro të cilat mund të ecin procesin përpara apo jo? “, shtoi Azizi.

Nga Instituti për politikë evropiane, Malinka Ristevska Jordanova thotë për Portalb se deri më tani shumë planë janë propozuar e miratuar po rezultate për praktikimin e tyre nuk ka.

“Është praktikë e qeverisë që të bëjë plane të këtilla për KE-në, por për fat shumë plane janë miratuar por situatë është gjithnjë duke u përkeqësuar. Jo vetëm që nuk realizohen këto plane, po shumë prej propozimeve zbatohen në formë të selektuar, keqpërdorën si dhe disa nuk praktikohen fare dhe në fund rezultati nuk përputhet fare me qëllimin e propozimeve. Shembull konkret është Këshilli për verifikimin e fakteve në gjyqësorin, propozimi është që të objketivizohet përgjegjësia e gjykatësve, kurse bëhet totalisht e kundërta”, tha Jordanova./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button