Saraçini takoi përfaqësuesit e OEMVP për buxhetin 2014

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini mbajti sot një takim pune me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore , të kryesuar nga kryetari i saj Menderes Kuçi. 

Ministri prezantoi projektbuxhetin e Ministrisë për vitin e ardhshëm , duke u ndalur tek projektet dhe aktivitetet që synojnë mbështetjen e komunitetit të biznesit.

Duke prezantuar risitë në regullativat ligjore dhe instrumentet që do të kontribuojë në përmirësimin e klimës së biznesit, Saraçini u ndal në projektet e infrastrukturës që  janë të një rëndësie të madhe për rajonin e Maqedonisë veriperëndimore. 

“Kohët e fundit në Qeveri jemi të informuar nga Exim Banka e Kinës, dhe pastaj nga Ministria e tyre e Tregtisë se në fazë përfundimtare të miratimit është kredia për autostradën Kërçovë-Strugë-Ohër në gjatësi prej 57 km, nën kushte të favorshme , me normë preferenciale interesi prej 2 për qind, ndërsa dokumentet e tenderimit për projektimin e hekurudhës Kërçovë – Strugë – kufiri shqiptar janë  dorëzuar në Komisionin Evropian dhe jemi në pritje të miratimit për financim përmes fondeve të IPA-s. Këto dy projekte do të lehtësojë transportin në masë të madhe në këtë rajon , e cila është një hallkë e rëndësishme në funksionimin e bizneseve”, tha Saraçini.

Saraçini përmendi Zonën e lirë në Tetovë, si një nga projektet më të mëdha në rajonin e Pollogut, duke theksuar se kjo zonë është dhënë me koncesion për  ndërtimin dhe menaxhimin e saj, dhe tashmë ka kompani të interesuara të investojnë aty.

“Ajo që unë do të doja të theksoj kur është fjala për buxhetin , është rritja në pjesën e  subvencioneve dhe transfereve , dhe atë për 2.6 për qind më shumë fonde, krahasuar me vlerën e këtij viti prej 7.175.000 denarë, për subvencione për ndërmarrjet private, me buxhetin e vitit 2014 janë parashikuar 12.000.000denarë. Por edhe nga mjetet për këtë vit kompanitë ende janë në gjendje të aplikojnë për grante në fushën e politikave industriale dhe zhvillimin e tregut, si dhe për mbështetjen e patentave”, tha ministri.

Kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuçi, pas takimit tha se kanë diskutuar me ministrin mbi projektbuxhetin. 

 “Sot kemi marrë disa sqarime nga ministri Saraçini për Buxhetin për vitin 2014, shkëmbyen mendime si buxheti nga  social të jetë zhvillimor. Ne në rastin konkret kërkojmë buxhet, prej 25 për qind të PBB-së dhe ai të shkojë në qëllimet e zhvillimit, por ne nuk mund të sfidojmë  faktin se buxheti për vitin 2014 është më i lartë se vitet e mëparshme. Sigurisht interesi i përbashkët është dialogu  i vazhdueshëm në lidhje me investimet në drejtim të projekteve të infrastrukturës , dhe ne si odë ekonomike nuk duam të japin konotacion etnik”, deklaroi Kuçi.

Saraçini: Pres të vazhdojë rritja ekonomike

Ndërkohë, Saraçini ka deklaruar sot se pret këtë vit rritje ekonomike me 2.5 deri 3 për qind. 

Saraçini ka bazuar projeksionin e tij në të dhënat e kuartalit të parë dhe të dytë të këtij viti. 

Ministri ka thënë se rritja ekonomike është rezultat i masave dhe i politikave të Qeverisë, të aplikuara në vitin 2012 dhe 2013, me qëllim amortizimin e efekteve negative të krizës evropiane. 

Si një prej masave, Saraçini ka përmendur kreditë prej 100 milionë eurosh, realizimin e investimeve kapitale dhe projektet për mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme. 

“Tashmë kemi rritje edhe të porosive për furnizim nga tregjet e huaja. Kemi rritje me 10 deri 15 për qind të eksportit në vendet perëndimore të Evropës. Jemi dëshmitarë të përmirësimit të ekonomisë edhe në BE, prandaj pres të vijojë deri në fund të vitit rritja e ekonomisë së vendit”, ka deklaruar Saraçini.

Lajme të ngjashme

Back to top button