Recension: KE-ja e publikoi marrëveshjen, këto janë detajet

Ajo që gjendet në titullin e këtij kontributi tendencioz dhe manipulativ, nuk gjendet në pjesën e tij përmbajtësore. Detajet e raportit të grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian, që paralajmërohen në konstruksionin e titullit, nuk mund të gjenden në artikull. Mirëpo, atje ka “biseda të montuara dhe të prera”, si dhe “sorosoidë në qeverinë teknike””!

http___sitel.com.mk_ek-go-objavi-dogovorot-ova-se-detalite-0Linku deri te artikulli origjinal: Recension: KE-ja e publikoi marrëveshjen, këto janë detajet

Data dhe koha e publikimit: 20.06.2015

Data e recensionit: 21.06.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

DOKUMENTI I PRIBES, SUKSES PËR PUSHTETIN!

Materialin që e recensojmë u referohet burimeve të paemërtuara diplomatike dhe një dokumenti zyrtar –  Raportit që e përgatiti ekipi i ekspertëve të Komisionit Evropian pas qëndrimit dymujoj në vend.

Mirëpo, ai nuk përdor faktet e raportit dhe nuk u a përcjell ato lexuesve, që ata vetë të vlerësojnë se në çfarë përfundimesh kanë ardhur ekspertët e KE-së, të udhëhequr nga ish-drejtori i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor, Rajnhard Pribe.

Por, nëpërmjet një perceptimi subjektiv, i shtrembëron gjërat dhe e zhvendos fokusin nga pikat kryesore të dokumentit, duke u përpjekur ta paraqesë atë si sukses për pushtetin!

Në kontribut, për shembull, aspak nuk thuhet se në raport është theksuar se inçizimet e përgjimeve:

“… sipas kualiteti, përmasave dhe numrit vërtetojnë se ato janë bërë në hapësirat e shërbimit nacional për zbulim. Përmbajtja e shumë inçizimeve bën me dije se ka inidikacione për aktivitete të paligjshme dhe për keqpërdorim të fuqisë nga ana e funksionarëve të lartë qeveritarë…”

 

“… DSK-ja punon jashtë mandatit të saj ligjor në favor të pushtetit që t’i kontrollojë bartësit e funksioneve të larta në administratën publike, prokurori, gjykata dhe kundërshtarët politikë, dhe për pasojë përzihet në pavarësinë e gjyqësisë dhe të institucioneve të tjera nacionale…”

Kundrejt kësaj, artikulli në fillim ka qasje manipulative, dhe thotë:

“Komisioni Evropian e përfundoi analizën dhe hetimin fillestar në lidhje me krizën në Maqedoni dhe materialet e publikuara që janë fituar me përgjim pa dijen e MPB-së, e pastaj i janë dhënë LSDM-së dhe Zoran Zaevit, të cilët me prerje dhe montim i publikojnë tashmë 3 muaj”.

Kjo le përshtypje sikur është pranuar gjerësisht mendimi se inçizimet janë të ngjitura – të konstruktuara.

 

“SOROSOIDË” NË QEVERINË TEKNIKE!

Kontributi i cili gjoja ofron “detaje”, nuk tregon se në raport e shkruar në 20 faqe janë identifikuar mangësi në pesë sfera, edhe atë: ndjekja e komunikimeve (përgjimi), gjyqësia dhe prokuroria, kontrolli – mbikëqyrja e jashtme nga organet e pavarura, zgjedhjet dhe mediat.

Në të nuk ka asnjë fjalë për atë se në raportin e ekspertëve shprehet brengosje për ndarjen joadekuate ndërmjet shtetit dhe aktiviteve e partiake, për kontrollin indirekt të partisë në pushtet mbi mediat për shkak të dominimit në marketingun reklamues, për atë se mediat punojnë në atmosferë të frikës, dhe se pronarët privatë të mediave rrezikojnë që forcat politike në pushtet t’u hakmirren nëse nuk i përkrahin agjendat e tyre.

Nuk ka dyshim se materiali që e recensojmë, qëllimisht nuk i regjistron kritikat e ashpra që janë shënuar në raport. Ai, në fakt, aspak nuk ka pasur qëllim që të jetë objektiv dhe në mënyrë të theksuar përpiqet që VMRO-DPMNE-në, mirëpo edhe BDI-në dhe PDSH-në, t’i paraqesë si palë konstruktive në negociata, e cila është në vijë të njëjtë me Komisionin Evropian dhe eurokomesarin Han:

“Nga ajo që e kupton Siteli, VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja për këtë çështje (qeverinë teknik) pajtohen me eurokomesarin Han dhe Komisionin Evropian…”

Ndërsa në anën tjetër është opozita e keqe, e cila pa diskutim shkon në pako me “sorosoidët”, të cilët janë më të interesuarit për qeveri teknike, ndërsa LSDM-ja, në fakt, “është vetëm instrument i tyre për të arritur deri te qëllimi”!

Shihet se i gjithë koncepti i kontributit është vënë në funksion të përkrahjes së pushtetit dhe njëkohësisht, e sugjeron mendimin se politika aktuale has në përkrahje edhe te autoritetet evropiane. Edhe pse mjafton që të hapet linku dhe të shihet se cilat janë porositë e vërteta nga Brukseli. E ato nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me atë që thuhet në këtë kontribut komentues, që nuk përkon me parimet e gazetarisë së mirëfilltë etike.

Lajme të ngjashme

Back to top button