LSDM: Zgjidhja e krizës politike është e mundur vetëm pa Gruevskin

Lidhja social demokratike e Maqedonisë i përshëndeti përfundimet e Këshillit të ministrave të BE-së.

“Bashkimi Evropian porositë se prioritet për vendin është që të zgjidhen problemet sistematike me sundimin e të drejtës, si dhe në raport me thyerjen e të drejtave të njeriut, pavarësinë në gjyqësor, lirinë e medieve, korrupsionin, zgjedhjet. Këto probleme sistematike dhe keqpërdorimet e pushtetit janë arsye për krizën e thellë politike. Kërkesa e Bashkimit Evropian, e adresuar në përfundimet, që urgjentisht të sigurohet një hetim i pavarur për përmbajtjen e audio materialeve, është porosi kyçe se BE po kërkon përgjegjësi në lidhje me të gjitha veprat penale, të vërtetuara nga incizimet të cilat i publikoi opozita. Zgjidhja e problemeve sistematike, de politizimi i institucioneve shtetërore, kufizimi i partisë nga shteti, reformat zgjedhore dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike, në mënyrë të precizuar janë përmendur në përfundimet e BE-së, mund që të sigurohen vetëm me një qeveri kalimtare pa Nikolla Gruevskin,  ”, thuhet në njoftimin partiak.

Lajme të ngjashme

Back to top button