Subrata Roy: Maqedonia është vend pa korrupsion!

Sahara Festivali paqësor ballkanik sonte vazhdon me Samitin e paqës në të cilin do të marrin pjesë personalitete eminente nga skena e Maqedonisë, Ballkanit dhe ajo ndërkombëtare. Festivali organizohet nga Gupacioni Sahara, për të shënuar ditëlindjen e Mahatma Gandi dhe Ditës ndërkombëtare kundër dhunës.

Pronari i Grupacionit Sahara, biznesmeni Indian, Subrata Roy, në hapje tha se e ka zgjedhur Maqedoninë për ta mbajtur festivalin, sepse është vend i qëlluar, i mbushur me dashuri, respekt, respekt dhe pa korrupsion.

Deklarata e tillë e Roy-t ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, sa me humor aq dhe me pezmatim pasi që Subrata Roy-it, i janë bllokuar të gjitha llogaritë dhe pronat në Indi dhe është dënuar për mashtrim tatimor për 4.5 miliard dollarë. Ai llogaritet si mashtrues dhe për këtë Portalb ka shkruar disa herë.

“Maqedonia vend pa korrupsion?! Nuk jemi dele të dëgjojmë deklarata të tilla”është ky një ndër komentet në Twitter.

E gjithë bota e feston Mahatma Gandin dhe mënyrën e tij luftës paqësore, ndërsa ne, në vend se ta festojmë Mahatma Gandin, e festojmë ditën e kriminelëve më të mëdhenj në Indi” është ky një ndër komentet në Facebook. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button