Pendarovski: Kemi dëshmi se DSK ka përgjuar edhe pas ikjes së Mijalkovit

Është e pakontestueshme se Raporti i Pribe është më i ashpër deri më tani, por gjithçka që shkruhet aty do të jetë shkronjë e vdekur, nëse ngel vetëm në letër dhe nuk do të ketë njerëz që do ta realizojnë atë gjë në praktikë, mendon profesor Stevo Pendarovski.
Ai në tribunën e Civil, theksoi disa shembuj në dobi të tezës, midis të cilave edhe atë se përderisa opozita ka dëshmi se DSK ka vazhduar me përgjimet edhe pas dorëheqjes së Sasho Mijalkovit.
Pendarovski në krizën sheh dy komponente, politike dhe juridike, por sipas tij, komponenta e dytë, gjegjësisht përmbajtja e incizimeve është shumë me rëndësi dhe në të opozita duhet që të insistoj, në të kundërtën, Maqedonia asnjëherë nuk do të bëhet evropiane dhe juridike.
Pendarovski theksoi se nëse arrihet marrëveshje me 29 qershor, në të duhet që të ketë afate konkrete për të gjitha rregullat dhe obligimet, dhe nëse ka diçka nga e shënuara që nuk e respektohet, opozita në të njëjtin moment ta lëshoj procesin dhe t`i bojkotoj zgjedhjet.
Në tribunë bisedoi edhe profesor Kekenovski, i cili mendon se aksenti i diskursit publik gabimisht po vendoset në zgjedhjet, në vend të vendosjes në përmirësimin e dobësive sistematike.
Në takimin e të premtes të liderëve të katër partive politike, u obliguan që t`i realizojnë sugjerimet nga Raporti i Pribe.

Lajme të ngjashme

Back to top button