Diaspora maqedonase, protestë kundër krizës politike

Më 20 qershor para godinës së Konsullatës së Maqedonisë në Toronto, u mblodhën një grup prej 30 maqedonasve të shpërngulur atje (të organizuar përmes Facebook-ut) me qëllim që të shprehin revoltën kundër krizës politike në Maqedoni dhe partizimin e tërësishëm të shtetit.

Ata i dërguan letër Qeverisë dhe partive politike më të mëdha në vend, në të cilën kërkohej: “Respektimi i Kushtetutës së Maqedonisë; Të garantohen të drejtat elemntare të qytetarëve; Ndarja e pushtetit shtetërorë në ligjslativ, ekzekutiv dhe gjyqësor; Media të lira dhe Servis Publik (RTVM) të pavarur; Respektim të pluralizmit politik.

Për dalje nga kriza aktuale, mbështetje u është dhënë përpjekjeve për formimin e qeverisë kalimtare e cila do të përgatis dhe organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Lajme të ngjashme

Back to top button