Tension në Malësinë e Madhe, përleshje fizike mes militantëve

Kur kanë mbetur edhe dy bashkitë e fundit ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit, duke se situata nuk është aq e qetë.

Në Malësinë e Madhe është ndërprerë procesi i numërimit gjatë orëve të vona të së martës, pasi ka pasur përleshje mes militantëve para qendrës së numërimit. Bëhet e ditur se përleshja fizike mes militantëve ka nisur në momentin kur numëruesit kanë dalë jashtë për 30 minuta pushim.

Rreth 20 forca policie janë munduar të qetësojnë situatën, ndërsa menjëherë kanë mbërritur edhe forcat speciale, si edhe drejtues të policisë së Shkodrës. Megjithatë situata mbetet e tensionuar. Partia Demokratike akuzon militantët e PS-së se kanë goditur me grushta kryetarin lokal të demokratëve.

Në këtë bashki janë numëruar 50 nga 79 kuti dhe kandidati i aleancës së majtë, Tonin Marinaj, udhëheq me rreth 800 vota diferencë ndaj rivalit të tij.

Ndërkohë në Shkodër kanë mbetur edhe 6 kutitë e fundit dhe kandidatja e APPD, Voltana Ademi kryeson me rreth 10 mijë vota ndaj Keti Bazhdarit të ASHE./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button