Mogherini: Përparim i mirë sot në dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini, ka postuar në faqen e saj në Facebook mbishkrimin “Good progress at the #Serbia #Kosovo dialogue today in Brussels”, deklaratën e saj për takimin e sotëm në Brukseli ndermjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, transmeton Indeksonline.

Në deklaratë thuhet se bisedimet janë fokusuar në arritjen e marrëveshjeve për Energji, Telekom, për Bashkësinë e Komuanve Serbe dhe “Parkun e paqes”. Për këto tema është diskutuar mjaft dhe se pritet që në ditët e ardhshme do të finalizohen marrëveshjet për këto tema.

Ajo në fund shton se është nënshkruar marrëveshja për polisat e sigurimit të automjeteve./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button