Samaras : Kolegu im nga Shkupi nuk është i hapur për emrin

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras e ka akuzuar kryeministrin e Maqedoninisë, Nikolla Gruevski për çështjen e pazgjidhur rreth çështjes së emrit.   

“Ka ndonjë mostolerancë ekstreme nga ana e kolgut tim nga Shkupi. Besoj se Greqia është i vetmi vend që ka bërë disa hapa drejt zgjidhjes së problemit. Kjo nuk ndodhë edhe me Shkupin. Kërkojmë zgjidhje ku do të ketë emër për përdorim të gjërë ‘erga omnes’. Nuk mkendoj se Gruevski është i hapur për zgjidhje të tillë. Besoj se nëse i pyetni edhe kolegët e mi nga Shqipëria dhe Bullgaria edhe ata do t’ua thon ëtë njëjtën gjë, se palëkundshmëria qëndron në Shkup dhe jo në Greqi”, ka thënë Samaras për MIA-n.

Lajme të ngjashme

Back to top button