Greqi, sot raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit

Parlamenti grek voton sot Presidentin e ri në raundin e dytë, pasi nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në raundin e parë të votimit parlamentar.

Nga 200 vota të nevojshme, 160 deputetë votuan në favor të kandidatit të qeverisë Stavros Dimas, 135 votuan kundër dhe pesë abstenuan. Raundi final mbahet më 29 dhjetor.

Nësë presidenti nuk zgjidhet edhe në këtë raund, Greqia shkon në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

Për të shmangur pikërisht këtë, kryeministri Samaras u ka ofruar një pakt ligjvënësve grekë, duke iu ofruar zgjedhje të reja brenda vitit 2015, por me kusht votën për presidentin e ri.

Samaras , por edhe ndërkombëtarët i tremben ardhjes në pushtet të partisë opozitare Siriza, pasi kreu i saj, i njohur për politikat e majta ektremiste, ka deklaruar se nëse vjen në pushtet, do të ndërpresë çdo marëdhënie me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe huadhënësit europianë.

Mbetet për tu parë sot nëse deputetet grekë do të marrin parasysh paktin e ofruar nga Samaras, i cili kërkon të shpëtojë vendin nga një tjetër krizë e mundshme, pasi sipas tij Greqia nuk mund të dalë nga kriza, duke hyrë në një tjetër./Oranews.tv/

Lajme të ngjashme

Back to top button