Suedia, vendi më i mirë për pleqëri

Nëse s’mund të jetoni në botën e Peter Panit, më së miri është të plakeni në Suedi dhe ta shmangni Afganistanin, Afrikën dhe disa prej tregjeve në ngritje me zhvillimin më të shpejtë.

Të paktën kështu sugjeron studimi i parë “Global AgeWatch Index” i organizatës joqeveritare “HelpAge International”, që angazhohet për t’i ndihmuar dhe për t’i mbrojtur njerëzit e moshuar, shkruan Tribuna.

Sipas “CNBC”, “HelpAge” ka krijuar indeksin për të matur 13 tregues të ndryshëm, të grupuar në sigurinë e të ardhurave, shëndetin, punësimin, arsimin dhe një ambient të përshtatshëm, që përfshin qasjen në transportin publik. Pensionet universale kanë ndihmuar që ta ngritin Suedinë dhe fqinjën e saj, Norvegjinë, në dy vendet e para në indeks, teksa historitë e qëndrueshme të mbrojtjes sociale dhe të përkujdesjes shëndetësore në këto vende kanë shërbyer si faktorë shtesë.

“Vendet evropiane dhe amerikanoveriore dominojnë kreun e listës si rezultat i historive të tyre të politikave progresive sociale”, ka thënë “HelpAge”.

Kanadaja dhe SHBA-ja janë renditur në vendin e pestë, përkatësisht të tetë. Zelanda e Re dhe vendet evropiane si Gjermania, Holanda, Zvicra dhe Islanda e kanë përmbyllur nëntëshen e parë, kurse Japonia ka zënë vendin e dhjetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button