Filluan punët për ndërtimin e “Memorialit të dëshmorëve” në Zajaz (FOTO)

Këto ditë kanë filluar punët për ndërtimin e Memorialit të dëshmorëve në Zajaz. Projekti për Memorialin madhështor është i punuar nga arkitekti i njohur kosovar, Bujar Demjaha, dhe skulptori Thuma Thumai. Ideja e memorialit është që në  një hapësirë të madhe pranë një kodre të fshatit Zajaz të jetë vendprehja e dëshmorëve të kombit të kësaj ane.

Memoriali ndërtohet afër ish objektit të komunës së  Zajazit  duke përfshirë një sipërfaqe të madhe të kodrës afër objektit, vetë objektin dhe hapësirën ku është vendosur flamuri kombëtar për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. 

Ai u prezantua përpara qytetarëve të kësaj ane në fillim të muajit korrik nga BDI dhe SHVL-UÇK dhe sipas kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti , gjatë festës së flamurit kombëtar duhet të jetë realizuar një pjesë e madhe e projektit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button