LSDM: Gruevski pranon përgjegjësinë për gjendjen në vend

Me mbështetjen e rekomandimeve specifike të KE-së në takimin e djeshëm, Nikolla Gruevski pranoi përgjegjësinë për gjendjen në vend. Ndërsa pas raportit të Rajnhard Pribe, është e pamundur shmangja nga përgjegjësia e Nikolla Gruevskit  dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kështu theksojnë nga LSDM-ja. Sipas partisë opozitare, në takimin e djeshëm, liderët politik arritën marrëveshje që ta zbatojnë në tërësi marrëveshjen e 2 qershorit ndërsa në takimin e radhës më 29 qershor parashikohet që të arrihet marrëveshje për organizimin e qeverisë e cila do të përgatisë zgjedhjet. Nga partia e Zaevit nënvizojnë se raporti i masave i KE-së, tregon për shpërdorimet e pushtetit përmes të cilave opozita argumenton kërkesën për qeveri kalimtare pa Gruevskin dhe ndihmësit e tij. ‘Ekspertët evropianë i referohen rekomandimeve të OSBE-ODIHR në pjesën e zgjedhjeve dhe rekomandojnë që para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme, të sigurohet bindja se parregullsi të tilla nuk do të përsëriten’, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button