Shqipëria në heshtje zgjedhore, nesër votohet

Prej mesnatës Shqipëria ka hyrë në heshtje zgjedhore.

Asnjë subjekt politik apo kandidat i këtyre zgjedhjeve nuk lejohet të bëjë propagandë elektorale.

Nga rreth 400 njësi vendore, gara këtë herë bëhet vetëm për 61 bashki, të rritura në territor dhe numër zgjedhësish.

Për drejtuesit e rinj të njësive të reja, kanë të drejtën të shprehen me votë 3 milionë e 370 mijë e 206 zgjedhës.

Në garë janë 63 parti politike.

Shumica prej tyre të grupuara në dy koalicionet më të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Europiane, kryesuar nga PS, e cila ka në përbërje 37 forca politike dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga PD me 15 subjekte zgjedhore në të, transmeton Top Channel.

11 parti garojnë më vete jashtë koalicioneve të mëdha. Në garë për 61 bashki janë 158 kandidatë.

Risi e këtyre zgjedhjeve janë gjithashtu një numër jo i vogël i kandidatëve të pavarur, 36 të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button