Një organizim i ri me karakter politik në Maqedoni

Një organizim i ri me qëllime politike do të shfaqet shumë shpejtë në skenë në Maqedoni. Qëllimi i këtij organizimi do të jetë të ndikojë politikën dhe politikë-bërjen. Këtë e bëri të ditur Shpëtim Pollozhanin Kryetar i Shoqatës të Burgosurve dhe Dëmtuarve Politik Shqiptar në Maqedoni, gjatë Programit 200, në Alsat M, të gazetarit Nazim Rashidi i cili do të transmetohet sot në ora 18.00. Shpëtim Pollozhani paralajmëroi shfaqjen në publik shumë shpejt të kësaj nisme të re me karakter politik, pjesë e të cilës siç tha do të jenë “personalitete të shquar, me kredibilitet profesional dhe me pavarësi financiare”.

Ky veprim vjen si rrjedhojë e deligjitimimit të klasës politike dhe si një tentativë për të kthyer politikën në interes të qytetarëve.

Në Programin 200 ku merr pjesë edhe Besim Hoda i OVL UÇK-së, e ku diskutohet shfaqja e viktimave të reja me karakter politik si dhe për mostrajtimin e viktimave të së kaluarës thuhet se politika dhe politikanët shqiptarë e maqedonas nuk po tejkalojnë krizat por krijojnë të tjera.

#Programi200, #AlsatM, sot ora 18.00. #NazimRashidi

Lajme të ngjashme

Back to top button