Recencion: VIDEO: Janë duke u zhvilluar negociatat në Bruksel për dalje nga kriza politike

Përfundim jo i vërtetë dhe tendencioz i, përndryshe, një materiali që në bazë është korrekt. Shembull klasik i asaj se si fundi, në vend që ta zbukurojë, mund ta shëmtojë një vepër.

FireShot Screen Capture #002 - 'ВИДЕО_ Во тек преговорите во Брисел за излез од политичката криза' - www_kurir_mk_makedonija_vesti_203354-VIDEO-Vo-tekLinku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Janë duke u zhvilluar negociatat në Bruksel për dalje nga kriza politike

Data dhe koha e publikimit: 10.06.2015, 14:45

Data e recensionit: 11.06.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

NË FILLIM, VERIFIKONI FAKTET

Në gazetari faktet janë gjithçka. Prandaj, para se të publikohet diçka si produkt mediatik që i dedikohet publikut të gjerë, duhe të të verifikohet, dhe, nëse duhet, të kontrollohet, dy, e madje edhe tre herë, ajo që do t’i ofrohet publikut si informatë e besueshme. Tashmë thamë se, në esencë, ky material është korrekt, na ofron qasje në fillimin e negociatave që zhvillohen në Bruksel ndërmjet pushtetit dhe opozitës, të menaxhuara dhe të udhëhequra me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilat, për fat të keq, nuk përfunduan me marrëveshje. Problemi qëndron në paragrafin e fundi të këtij këtij teksti të kopjuar prej A-së deri në ZH, ku zhvendoset domethënia e “ekskluzivitetit” në gazetari dhe “lufta” që i pari të arrish deri te informata, duke e barazuar me selektivitetin e politikanit “të cilit do t’i jepte deklaratë. Në këtë rast, gazetarja, e cila i njeh shkëlqyeshëm institucionet e BE-së, ka treguan angazhim dhe në vend që të rrijë në pjesën e shtypit (press-it) n në ndërtesë, ku mbahen bisedat, ka vendosur të presë në hyrje të ndërtesës. Aty, në hyrje, e ka pritur liderin e opozitës dhe ka marrë deklaratë “ekskluzive” para fillimit të negociatave. Këtë dikush e ka shfrytëzuar që të bëjë një formulim që pohon se ka njëfarë selektiviteti, e as që është i vërtetë:

“Ajo që na befasoi në fillim, është veprimi i kryetarit të LSDM-së, Zaevi, i cili vetëm para takimit dha deklaratë, mirëpo për medie që e zgjodhi ai dhe në një vend që ishte më larg se sa ekipet tjera gazetareske, të cilat në dhomën e shtypit të Komisionit Evropian i presin rezultatet e negociatave të sotme.”

Domethënë lideri opozitar është “fajtor” që është kapur, ndërsa media që i ka marrë deklaratë?! E, çka është dashur të bëjnë? Të kalojnë pranë njëri tjetrit dhe të bëhen sikur edhe politikani edhe ekipit televiziv kanë ardhur në atë vend, në atë kohë, për punë e njëjtë. Ose ndoshta, gazetarja është dashur t’i thotë liderit të LSDM-së të presë pak, e ajo të hyjë në ndërtesë, të kalojë kontrolli i sigurisë, të vrapojë deri te qendra për shtyp dhe t’i thërrasë edhe kolegët e tjerë, proces ky që do të zgjaste disa minuta, dhe ashtu të gjithë së bashku do të merrnin deklaratë. Atëherë, në vend të “ekskluzivitetit” do të kishim “kolektivizëm” në gazetari. Mirëpo, sidoqoftë, e qartë është tendenca se qëllimi ka qenë të arrihet efekti te lexuesit se opozita ka “media të saja” dhe vetëm atyre u ofron informata. Jo, në këtë rast angazhimi gazetaresk nuk mund të përzihet me ndonjë klientelizëm politik-mediatik. Aq sa i përket shtrembërimit të situatës, e pak për vërtetësinë. Në tekst thuhet se “Zaevi ka dhënë deklaratë vetëm para takimit”, që nuk është e vërtetë. Edhe njëri nga liderët – pjesëmarrës në negociata u paraqit para mediave para fillimit të bisedave – Аli Ahmeti. Аha, e çka bëjmë tani. Bie në ujë pohimi se vetëm Zaevi, sipas artikullit është fajtor, sepse edhe lideri i BDI-së është “kapur” vetëm nga një medie para se të hyjë në kabinetin e eurokomesarit për zgjerim. Pra, në vend që të shpejtohet me akuza, në fillim do të kishte qenë mirë që edhe një herë të kontrollohet gjithçka, para se të publikohet.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button