Mot me diell dhe më i ngrohtë

­ Moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë kushte për zhvillim të dobët të vranësirave jostabile të përcjellë me reshje të kohëpakohshme të shiut dhe me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Përgjatë Vardarit herë pas here era do të përforcohet, por me intensitet më të dobët. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri 29 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.

Deri në fund të javës pritet mot me diell dhe me vranësira mesatare. Në orët e pasdites lokalisht do të ketë zhvillim mesatar të vranësirave jostabile me reshje të shiut dhe me bubullima. Jostabilitet më i shprehur pritet të dielën. Nga fillimi i javës së ardhshme pritet kryesisht mot më stabil dhe më i ngrohtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button