Raporti i ekspertëve të BE-së vërtetoi, korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit

Keqpërdorime të rënda të institucioneve dhe zyrtarë të lartë të korruptuar, ky është konkludimi përfundimtar nëse lexohet raporti i përgatitur nga grupi i ekspertëve i angazhuar nga Komisioni Evropian për të vëzhguar situatën në Maqedoni pas publikimit të përgjimeve nga ana e liderit të opozitës OZran Zaev.

Nga burime diplomatike NOVA ka ardhur deri te raporti dhe që ka të bëjë me analiza në Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim (DZK), gjykata, Avokatin e Popullit, zgjedhjet dhe mediat në Maqedoni. Ja disa nga konkludimet e raportit:

“DZK shihet që ka punuar jashtë rregullave të saj në shërbim të Qeverisë dhe që ti kontrollojë përfaqësuesit më të lartë në administratën publike, gjykatësit dhe figurat politike duke u përzier në gjykatën e pavarur dhe institucione të tjera, thuhet ën raport.

Inçizimet me materialet e përgjuara janë me kualitet, përfshinë një numër të madh të personave dhe në përfundim mund të thuhet se janë bërë në shërbimin për kundërzbulim.

Afera ka zbuluar shkelje masive të të drejtave fundamentale.

Përfshirje direkte e zyrtarëve qeveritar dhe partiak në aktivitete të paligjshme, mashtrime në zgjedhje, korrupsion, keqpërdorim të qeverisë, konflikt të interesave, kërcënime, dhe nepotizëm.

Korrupcioni është problem më serioz që ballafaqohet vendi dhe emriton raport të posaçëm.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se në raport konstatohet se gjyqësori i politizuar e i ndarë sipas partive, ka lëshime të mëdha në disa procedura duke përfshirë edhe rastin “Puç”, çështjen “përgjimi” dhe funksionimin selektiv të Prokurorisë Publike, ndërsa sa i përket medias, diplomatët informojnë se nevojitet shërbim publik profesional, i bilancuar dhe objektiv.

Lidhur me procesin zgjedhor janë inkorporuar të gjitha vërejtjet e OSBE / ODIHR-it , sidomos nevoja për të ndarë partinë nga shteti, ndërsa sa i përket listës të zgjedhësve qëndron vërejtja se  në shtet me 2 milion banorë, sipas regjistrimit të fundit, ka  gati 1 milion e 800 mijë votues gjë e cila lë për tu habitur.

Ekspertët të cilët e kanë përpiluar raportin janë udhëhequr nga  ish-Prokurori i Irlandës dhe ish-kreu i departamentit për luftën kundër mafias në Italisë, Reinhard Priebe.

Lajme të ngjashme

Back to top button