Dogana e Maqedonisë, pranohen dy nëpunës doganier, paga mujore rreth 30 mijë den

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë, shpall konkurs për dy punësime si nëpunës doganier për kohë të pa përcaktuar pune në Kumanovë pranë Drejtorisë së Doganave.

Kandidatët duhet ti përmbushin këto kushte: të kenë të kryer fakultetin ekonomik, juridik, maqinerik, elektroteknik, teknologjik dhe fakultetin për shpedicion-doganë, të njohin mirë punën me kompjuter dhe gjuhën angleze, mund të jenë edhe pa përvojë pune.

Marrëveshja e punës do të jetë me orar të plotë, 40 orë në javë (pesë ditë pune të javës), me fillim prej orës 8.30 deri më orën 16.30. Paga mujore do të jetë 29.857 den.

Të interesuarit duhet të konkurrojnë në mënyrë elektronike në www.customs.gov.mk /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button