DAP dje mbylli 11 objekte mes të cilave edhe një hotel të njohur

Në aktivitet  e  djeshme të shërbimeve  tatimore në Shkup janë mbyllur 11 objekte afariste në lagjen Autokomandë, Hasanbeg dhe Maxhari, mes të cilave edhe një hotel i njohur në Shkup.
Është regjistruar edhe një tentim për pengimin e kontrollit të fiskalizimit të një market të njohur, në rrugën Hasanbeg-Haraçinë.

“Gjatë kontrollit, obliguesi tatimor ka tentuar ta shkatërrojë dokumentacionin e tij financiar i cili ka qenë lëndë e kontrollit, në të cilën punonjësit tatimor kanë konfirmuar fshehjen e qarkullimit me para të gatshme.

Edhe krahas kësaj kontrolli është kryer me sukses”, kumtoi DAP.

Kontrollet financiare në Ohër theksojnë prej atje, konfirmuan se veprimtaria stomatologjike ende është e rrezikshme nga aspekti tatimor. Me punë të kundërligjëshme financiare, buxhetin e kanë dëmtuar tetë subjekte të cilëve u është shqiptuar gjobë dhe masë e përkohshme ndalim i ushtrimit të veprimtarisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button