Miqtë e Maqedonisë: “Greqisë duhet t’i thuhet mjaft është”

Kryesimi i Greqisë do të shfrytëzohet nga ana e grupit “Miqtë e Maqedonisë” për kryerjen e presionit në formë të pyetjes, për atë pse Athina e pengon zgjerimin e BE-së dhe nuk e respekton të drejtën ndërkombëtare, këtë e theksoi euro deputeti gjerman Martin Kestler në konferencën e përbashkët për shtyp  së bashku me kolegun e tij estonez Tune Kelam dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki.

Ai konsideron se është e turpshme ajo që i ndodh Maqedonisë dhe popullit të saj lidhur me  euro integrimin sepse atë që e bën Greqia nuk është në përputhje me vlerat evropiane. Eurodeputeti Kelam, sërish, vlerësoi se gjithnjë e më shumë përhapen miqtë e Maqedonisë nëpër Evropë dhe tha se nuk ka situata të pashpresa dhe nuk ka vend për depresion dhe cinizëm.

Kelam dhe ministri Poposki janë pajtuar se Maqedonia për gjysmë muaji do të marrë për të pestën herë me radhë raport pozitiv që konsiderojnë se është inkurajuese në raport me integrimin e BE-së. Në pyetjen e gazetarëve nëse ekziston mekanizëm që Greqia të ofrohet të ulet në tryezë dhe ta zgjidhë kontestin, Kelam theksoi se nuk ekziston mekanizëm i tillë specifik sepse çdo vend anëtar ka të drejtën e tij të mos pajtohet, por, thotë, ka moment kur kuantiteti do të kalojë në kualitet dhe kur shumica do të thotë mjaft është.

Lajme të ngjashme

Back to top button