Recension: Diplomatët e huaj të dëshpëruar, ekspertët decidë – Maqedonia do të ketë pasoja për shkak të dialogut të dështuar

 

Ky është shembull për një tekst të anshëm politik, në të cilin edhe pse në mënyrë bombastike paralajmërohen reagime të diplomatëve të huaj, deklarata të tilla nuk ka askund në tekst. Qëllimi i tekstit është që me çdo çmim të sulmohet lideri i opozitës, t’i ngarkohet faji për dështimin e negociatave në Bruksel për dalje nga kriza politike në vend, si dhe për gjendjen aktuale dhe për europerspektivën e dështuar eventuale të vendit.

ALFA-TV1-09876-0987-finalLinku deri te artikulli origjinal: Diplomatët e huaj të dëshpëruar, ekspertët decidë – Maqedonia do të ketë pasoja për shkak të dialogut të dështuar

Data dhe koha e publikimit: 12.06.2015

Data e recensionit: 15.06.2015

Recensues: Аna Аnastasovska

“Maqedonia do të ketë pasoja nga dështmi i bisedave. Pas fundit të dështuar të negociatave 12-orëshe në Bruksel, diplomatët e huaj janë të dëshpëruar nga qëndrimi i disa aktorëve politikë, të cilët, siç thonë ata, nuk janë të vetëdijshëm për perspektivën euroatlantike të vendit. Еkspertët paralajmërojnë krizë edhe më të madhe për shkak të qëndrimit të papërgjegjshëm të Zaevit.”

Që në fillim të tekstit, autori paralajmëron se diplomatët e huaj paska qenë shumë të dëshpëruar nga negociatat e pasuksseshme në Bruksel, duke ia hedhur fajin për këtë liderit opozitar, Zoran Zaev. Me këtë qenkan pajtuar edhe ekspertët.

Duke e lexuar më tej tekstin kuptoni se nuk ka asnjë deklaratë nga ndonjë diplomat i huaj ose ekspert. Kush janë ata që janë të dëshpëruar nga “qëndrimi i papërgjegjshëm i Zaevit” mbetet enigmë.

“Çka nënkupton mosarritja e marrëveshjes politike”? Njohësit e rrethanave janë decidë – stagnim i vendit. Duke filluar nga humbja e rekomandimit dhe emërimi i përfaqësuesit special të BE-së dhe goditje e fortë mbi ekonominë. Edhe përkundër porosive të këqia dhe paralajmërimeve, Zaevi është i kënaqur.”

Dhe përsëri: Kush janë njohësit e rrethanave? A ekzistojnë ata me të vërtetë, ose njohësi i rrethanave është vetë autori? Teksti profesional gazetaresk duhet të përmbajë deklarata dhe nga deklaratat e tilla lexuesit duhet vetë të nxjerrë përfundim. I përgatitur në këtë mënyrë, artikulli nuk e plotëson nivelin minimal të gjithëpërfshirjes, nuk ka asnjë burim zyrtar, por vetëm përfundime dhe spinime të autorit, i cili e orienton lexuesin kah teza se “Zaevi është fajtor për krizën në vend, ndërsa Gruevski është viktima“. Ky është pastër një artikull partiak-propagandues.

“Për sjelljen e Zaevit reaguan edhe një numër i madh i personave publikë dhe i politikanëve. Rrjetet sociale u vërshuan me komente negative dhe porositën se populli nuk do ta harroj se kush ka qenë fajtorë në qoftë se Maqedonia e humb rekomandimin për fillimin e negociatave.”

Që pasqyra të jetë edhe më e qartë, manipulohet dhe me reagime të bujshme në rrjetet sociale, të cilat nuk janë transmetuar, dhe nga kjo mund të përfundohet se ato, sikurse edhe deklaratat e pretenduara të diplomatëve dhe të ekspertëve janë të trilluara.

Lajme të ngjashme

Back to top button