Sa para do të harxhojë secili ministër i BDI-së në vitin 2014?

Buxheti i rritur për vitin 2014 projektoi edhe “apetite” më të mëdha për harxhime nga ministritë. Kryesisht, të gjithë ministrat e qeverisë fituan më shumë para, së pakur në letër. Nga e gjithë arka financiare me vlerë prej pothuajse  miliardë euro, më shumë para janë paraparë për Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Ministrinë për Arsim, Ministrinë për Shëndetësi dhe Ministrinë për Mbrojtje. Sa dhe si do të harxhohen ato, do të analizohet në fund të vitit 2014. “Portalb”-i llogarit se cili ministër nga radhët e BDI-së, që është në pushtet, me sa para do ta menaxhojë resorin e tij gjatë vitit të ardhshëm.
 
Ministria për Vetëqeverisje Lokale:
 
Ministri për vetëqeverisje lokale, Tahir Hani do të menaxhoj 5,7 milionë euro, ose rreth 200 mijë euro më shuimë se sa në rebalancin e propozuar të buxhetit. Pjesa më e madhe e buxhetit të propozuar për vitin e ardhshëm, ose rreth 2 milionë euro do të harxhohen për “Integrime në BE”, ndërsa për zhvillimin rajonal janë paraparë rreth 1 milionë euro. Hani vitin e ardhshëm do të ketë buxhet më të vogël për rroga dhe kompensime prej rreth 400 mijë eurosh. Për dallim nga ky vit, në vitin 2014, kjo ministri do të disponojë me 420 mijë euro për “shërbime të dakorduara”.  
 
 
Ministria për Mjedis Jetësor:
 
Në vitin buxhetor 2014, ministri Abdylaqim Ademi do të mund të harxhojë 9,5 milionë euro, ose diç më tepër se 200 mijë euro në krahasim me buxhetin e këtij viti. Edhe vitin e ardhshëm, njëri nga projektet ql zvaritet nga vitet e kaluara, është ndërtimi i “Ndarjeve në formë kaskade në lumin Vardar”, për të cilin janë ndarë 1,2 milionë euro. 
 
 
Ministria për Mbrojtje:
 
Në krahasim me këtë vit, ministri për mbrojtje, Talata Xhaferi do të disponojë me buxhet më të madh për 3,1 milionë euro ose në vitin e ardhshëm ky resor do të mund të harxhojë 95 milionë euro. Pjesa më e madhe ose rreth 70 milionë euro janë për funksionimin e armatës.
 
Analiza e buxhetit tregon se resori i ministrit Xhaferi do të ketë më shumë para për rroga e më pak për mallra dhe shërbime, gjegjësisht për harxhime të rrugës dhe mëditje. Mbrojtja vitin e ardhshëm do të mund të blejë automjete të reja – në dispozicion do të ketë 245 mijë euro.
 
Ministria për drejtësi:
 
Me buxhetin e vitit 2014, ministri për drejtësi, Blerim Bexheti do të ketë në dispozicion 7,1 milionë euro ose rreth 100 mijë euro më pak se sa në rebalancin e propozuar të buxhetit të vitit 2013. Për reformën kryesore në gjyqësi, nëpërmjet këtij resori janë ndarë 1,5 milionë euro, ndërsa për “Luftën kundër korruptimit dhe kriminalitetit të organizuar” janë paraparë tre mijë euro. Ministri Bexheti vitin e ardhshëm do të ketë më pak para për harxhime kapitale.
 
 
Ministria për ekonomi:
 
Ministri për ekonomi vitin e ardhshëm do të mund të harxhojë 12,3 milionë euor. Në krahasim me rebalancin e buxhetit të sivjetëm, ministri Saraçini vitin e ardhshëm do të ketë në dispozicion një milion euro më pak. Nga kjo shumë, 1,2 milionë euro janë paraparë për “Zhvillimin e energjetikës”, 1,1 milionë euro për “Shfrytëzimin e resurseve natyrore”. Pjesa më e madhe e parave ose 8,2 milionë euro janë planifikuar për zhvillimin e Zonave të lira ekonomike, ndërtimin e tyre në Shtip, Kërçovë, Prilep dhe Gjevgjeli dhe përgatitjen e dokumentacionit e projekteve për zonat e lira në Rankovc, Strugë, Radovish dhe Strumicë. Për zhvillimin ekonomik janë planifikuar 204 milionë euro. 
 
 
Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit:
 
Në karahsim me buxhetin e sivjetëm të rebalancuar, ka rritje të vogël të parave për harxhime. Ky shërbim në të cilin janë të punësuar 1.778 persona, në vitin e ardhshëm do të ketë në dispozicion gjithsej 10,8 milionë euro. Nga këto para, për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do të harxhohen 865 mijë euro, ndërsa për promovimin e marrëdhënieve ndëretnike 162 mijë euro. Pjesa më e madhe e parave ose 9,7 milionë euro do të harxhohen në përfaqësimin e barabartë dhe të drejtë të komuniteteve.
 
Sekretariati për Çështje Evropiane:
 
Me buxhetin e ri, gjatë vitit të ardhshëm, ministri Fatmir Besimi do të ketë në dispozicion 1,5 milionë euro. Në këtë shërbim janë të punësuar 106 persona.
 
“Në vitin e ardhshëm aktivitetet do të jenë të orientuara drejt ndërtimit dhe përforcimit të infrastrukturës institucionale të domodoshme për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian” – shkruan në Buxhetin e ri për vitin 2014.
 
Kush e mbijetoi rebalancin e buxhetit e kush jo?
 
Projektimet dhe pritjet janë një gjë, ndërsa realizimi dhe realiteti diçka tjetër. Pasi këtë vit u bë e qartë se shteti nuk do të mund t’i sigurojë të ardhurat e planifikuara, e të mos i shkurtojë harxhimet, qeveria vendosi ta thellojë minusin në arkën shtetërore prej 3,5 % në 3,9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. U vendos që një pjesë e parave, rreth 17 milionë euro, të merren prej disa ministrive dhe fondeve dhe t’u jepen të tjerave, më së shumti në Ministrinë për arsim dhe Fondin për sigurim shëndetësor.
 
Rebalanci i buxhetit të sivjetëm i i shkriu paratë në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, kështu që ajo do të ketë në dispozicion 260 mijë euro më pak se sa që ishin planifikuar. Shkurtim ka edhe te shuma për “Implementimin e Marrëveshjes Kornizë” dhe për “Reformën e administratës publike”.
 
Shkurtim ka edhe në resorin e mbrojtjes, kështu që ministri Xhaferi deri në fund të vitit do të ketë 70 mijë euro më pak për harxhim. Rebalanci i rriti harxhimet për administratë, por i goditi harxhimet për “Funksionim të armatës”.  
 
Rebalanci duhet t’i ofrojë më tepër para Ministrisë për Ekonomi – 400 mijë euro plotësuese me çka shuma e përgjithshme për këtë vit për resorin e Saraçinit është 13,3 milionë euro. Rritja kryesore është te harxhimet për administratë dhe linja “Zhvillimi i energjetikës” dhe për subvencione. Zvogëlim ka te shuma për zhvillimin e turizmit. Edhe linja “Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme” u shkri në 121 mijë euro për këtë vit. 
 
Nga shkurtimi shpëtoi Ministria për Mjedis Jetësor, e cila për këtë vit në dispozicion ka 9,3 milionë euro. Shkurtim nuk ka as në Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale, e cila deri në fund të vitit do të disponojë me 5,5 milionë euro.
 
Në resorin e ministrit për mbrojtje, Talat Xhaferi, ka një rritje të vogël të harxhimeve dhe buxheti i tij i përgjithshëm është 92 milionë euro.
 
Rebalancin e mbijetoi edhe ministri për drejtësi, Bexheti, i cili këtë vit ka në dispozicion 7,2 milionë euro.

Aneta Dodevska, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button