Aftësitë sociale që ju bëjnë më të pëlqyeshëm
Aftësitë sociale dhe dhuntia që t’i bën të tjerët t’ju pëlqejnë ndikojnë shumë në krijimin e rrjeteve të punës të cilat pastaj ndikojnë shumë në zhvillimin e karrierës tuaj. Këto janë disa këshilla që të zhvilloni aftësi sociale të cilat do t’ju bëjnë më të pëlqyeshëm.
1.Shikoni folësin në sy. Kjo tregon respekt dhe interesim në atë që po ju thotë por është edhe një nga shenjat kryesore që indikon vetëbesimin.
2.Mos përdorni smartphone -in kur jini duke biseduar apo në takim me dikë.
3.Thërrisni njerëzit në emër edhe nëse është hera e parë që i takoni. Kjo do t’ju bëj juve të dukeni më i afërt dhe miqësor dhe folësi të ndihet mirë.
4.Mos nënvlerësoni fuqinë e buzëqeshjes. Ajo mund të thyej tensionin në çfarëdo situate.
5.Bëni një shtrëngim dore të duhur, jo shumë të shtrëngueshëm dhe jo shumë të lehtë.
6.Dëgjo më shumë se që flet. Ju keni 2 vesh dhe vetëm një gojë. Dhe mos dëgjoni në mënyrë pasive, dëgjoni, vlerësoni dhe përgjigjuni.