Kosovari po shkruan histori, do të luftojë për medalje

Alvin Karaqi ka siguruar pozitën e parë në tabelën e Grupit A të kategorisë Kumite deri 84 kilogramë në karate në Lojërat Olimpike Evropiane që po mbahen në Baku, duke siguruar kështu një start të ëndrrave për shtetin në këtë manifestim të madh sportiv.

Alvin Karaqi ka arritur që të sigurojë edhe fitoren e tretë në ditën e parë të garave në Karate në kategorinë Kumite deri 84 kilogramë.

Kamil Warda ishte viktima e radhës, të cilin e mposhti me rezultat 4-1 me një Wazza-ari.

Ai tash do të luftojë për medalje në ditët në vijim, pasi siguroi pozitën e parë në tabelën e Grupit A, me tri fitore të arritura bindshëm.

Ky njëkohësisht është start fenomenal për Kosovën në Lojërat Olimpike, Baku 2015, pasi 22 vjeçari Karaqi ishte i pari që filloi të shkruante historinë. /Telegrafi/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button