Barazojnë Interi dhe Lazio (Video)

Interi është ndalur në udhëtim kundër Cagliarit, ndeshje e cila nuk dha fitues duke përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Pjesa e parë tregoi një baraspeshë ndërmjet ekipeve, mirëpo në fraksionin e parë nuk u tundën rrjetat.

Në pjesën e dytë vërehet një iniciativë e Nerazzurrëve dhe këtë e arrijnë në minutën e 75?, ku pas asistit të Nagatomos, Icardi realizon për 0-1.

Sidoqoftë, vendasit rikthehen pas 8? minutave me golin e Nainggolan, i cili shfrytëzoi asistimin nga Agim Ibraimi.

Interi momentalisht posedon 14 pikë në vendin e 4, ndërsa Cagliari në të 11 me 7 pikë në total.

Në anën tjetër, edhe Lazio ka barazuar në udhëtim kundër ekipit të promovuar në elitë, Sassuolo, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 2-2.

45? minutat e para nuk treguan gola, ndërsa në të dytën u shënuan 4 gjithsej.

Lazio shënoi dy herë në shpejtësi me anë të Dias dhe Candrevas(50?,54?), ndërsa vendasit u rikthyen me Schelotton(56?) dhe Floro Flores(77?).

Lazio pozicionohet në vendin e 6? me 10 pikë, ndërsa Sassuolo në të fundit me 2 pikë pas 6 javëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button