Dita botërore e zemrës, kontrolle falas në Shkup e Tetovë

Kontrolle parandaluese falas dhe një kros do të mbahen sot në Shkup, Shtip, Ohër dhe Tetovë në organizim të Institutit për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë, ndërsa në kuadër të shënimit të 29 shtatorit, Ditës botërore të zemrës, nën moton “Nisu drejt zemrës së shëndoshë”.

Kontrollet do të fillojnë në orën 9 në të gjitha katër lokacionet edhe atë në Shkup – Skela e lumit Vardar (nën urë te Aleksandar Pallas), Shtip – zona Suitllak, Ohër dhe Tetovë në shesh. Në lokacionet e njëjta do të fillojë edhe krosi. Ekipet profesionale të Instituti për shëndet publik, Institutit për parandalim, trajtim dhe rehabilitim nga sëmundjet kardiovaskulare “Shën Stefani” në Ohër dhe Qendrat për shëndet publik Shkup, Shtip dhe Tetovë në pikat do të masin tensionin e gjakut, sheqerin dhe kolesterolin në gjak dhe indeksin trupor të vizitorëve të manifestimit të cilët dëshirojnë të kontrollohen. Përveç kontrolleve personat profesional të këtyre institucioneve do të japin edhe këshilla për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe zvogëlimin e rreziqeve dhe pasojave prej tyre.

Qëllimi i manifestimit është përmes kontrolleve, rekomandimeve, këshillave profesionale, informacioneve për gjendjen me sëmundjet kardiovaskulare në Maqedoni dhe krosin të ngritet vetëdija te popullata përmes aktivitetit fizik, mënyrës së drejtë të të ushqyerit, kontrolleve të rregullta te mjekët amë dhe pranimin e stilit të shëndoshë të jetesës mund të ndikohet në zvogëlimin e rreziqeve të cilat shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare edhe në pasojat prej tyre, goditjes së zemrës dhe trurit.

Pjesë e manifestimit është edhe takimi profesional, i cili do të mbahet në organizim dhe në mbështetje të Shoqatës së Maqedonisë për kardiologji. Opinionit profesional do t’i drejtohen pesë ligjërues prej të cilëve dy janë nga Instituti për shëndet publik dhe tre nga Shoqata e Maqedonisë për kardiologji.

Lajme të ngjashme

Back to top button