Banka Popullore: Depozitat rriten edhe në kohë krize?

Depozitat rriten edhe në kohë krize ka theksuar, Guvernatori i bankës popullore të Maqedonisë, Dimitri Bogov. Ai thekson se depozitat në mënyrë të vazhdueshme rriten edhe atë në momente më të vështira. 

Gjatë sezonit të verës, kur shumica e mërgimtareve shqiptarë, qëndrojnë për pushime në Maqedoni, arka e shtetit rritë kursimet devizore duke shpëtuar vendin nga inflacioni i sigurt.

Vetë Bogov gjatë një deklarate të tij ka pranuar për rëndësinë që kanë mërgimtarët shqiptarë në rritje rezervave devizore. Edhe ekonomisti, Abdylmenaf Bexheti, ka potencuar vazhdimisht fuqinë e kapitalit qe rrjedhe nga mërgimtarët shqiptarë, duke i mundësuar qeverisë përballimin e krizës financiare.

Të dhënat e Guvernatorit të bankës popullore të Maqedonisë, Bogov, për kuartelin e dytë, janë konfirmim i të dhënave të mëparshme të tij për mbushjen e arkës shtetërore nga rritja e depozitave dhe rritjen e prodhimit bruto vendor gjatë sezonit të verës , pikërisht kur rrjedhja e kapitalit të mërgimtarëve shqiptarë është me e madhe.

Guvernatori i bankës popullore Dimitar Bogov, në intervistën për Radion Evropa e lirë, thotë se janë të inkurajuar nga të dhënat e kartelit të dytë për këtë vit, për prodhimin bruto vendor, ku pas gjashtë kuar tale me rezultate negative, përfundimisht është realizuar rritje. 
Bogov, pret që rritja të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, duke qenë të vetëdijshëm se ajo rritje në eurozonë  dhe në Unionin evropian ende është shumë e vogël dhe shumë e ndjeshme, por sipas tij optimizmi është se indikatorët ekonomik të eurozonës janë në rritje.

“Për këtë vit projeksioni jonë është ende 2.2 % rrije, por me publikimin e të dhënave për kartelin e dytë për PBV, me siguri do të vijë duke u rritur edhe më tej. Ne tash do ët fillojmë raundin e dytë të projeksioneve, e cila do të jenë gati diku ka fundi i tetorit. Pritjet tona për prodhimin bruto vendor për këtë vit janë të arrijë mbi 3%”, thotë  Bogov Guvernator I bankës popullore të Maqedonisë.

Guvernatori i bankës popullore Dimitar Bogov, në intervistën për Radion Evropa e lirë, thotë se janë të inkurajuar nga të dhënat e kartelit të dytë për këtë vit, për prodhimin bruto vendor, ku pas gjashtë kuar tale me rezultate negative, përfundimisht është realizuar rritje. 
Bogov, pret që rritja të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, duke qenë të vetëdijshëm se ajo rritje në eurozonë  dhe në Unionin evropian ende është shumë e vogël dhe shumë e ndjeshme, por sipas tij optimizmi është se indikatorët ekonomik të eurozonës janë në rritje.

“Për këtë vit projeksioni jonë është ende 2.2 % rrije, por me publikimin e të dhënave për kuartelin e dytë për PBV, me siguri do të vijë duke u rritur edhe më tej. Ne tash do ët fillojmë raundin e dytë të projeksioneve, e cila do të jenë gati diku ka fundi i tetorit. Pritjet tona për prodhimin bruto vendor për këtë vit janë të arrijë mbi 3%”, thotë  Bogov Guvernator I bankës popullore të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button