Vëllezërit nga Saraj kidnapojnë një shkupjane

Dy vëllezër nga fshati Saraj janë në paraburgim, pasi më 25 shtatorë kidnapuan E.M, 38 vjeçare nga Shkupi. Njëri  prej vëllezërve, 37 vjeçar I.I, të mërkurën e kaluar rreth orës  10 në rrugën e Shkupit “Vojdan Crnodrinski”, ka takuar E.M në dalje të kompanisë së sigurimeve “ Tele Broker”, në afërsi të Bit Pazarit dhe ka urdhëruar që të futet në automobilin e tij, “ Folksvagen Polo”, e cila ka qenë e parkuar në afërsi, ku e ka pritur vëllai i tij N.I, 27 vjeçar. Kur kanë arritur te vetura , vëllai më i madh i ka kërkuar dy mijë euro , duke i’u kërcënuar për jetën.

Pas kësaj I.I ka hyrë në veturën e shkupjanes dhe është nisur në drejtim të Sarajit dhe pas tyre është nisur edhe vëllai me veturën “ Vento”. Kur kanë arritur në Saraj është ushtruar dhunë ndaj shkupjanes dhe është kërcënuar se nëse nuk i jep 2 mijë euro do t’ia ndezin veturën.

Ata kanë thënë se u duhen parat për arsye se nuk kanë për ti ushqyer fëmijët dhe ajo patjetër që të ju ndihmojë, për arsye se që më parë vëllezërit e kanë ditur se ka marrë kredit.
Prej aty me veturën e vëllait e kanë dërguar shkupjanen pranë shtëpisë së saj për ti marrë paratë dhe t’ua jap, por pasi ajo nuk del , pas dhjetë minutash ata ikin ndërsa shkupjania I paraqet në polici. Policia ka theksuar se vëllai i madh është i njohur për vepra penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button