Bursat për nxënëset nga Ballkani për shkollimin në Turqi, aplikimi deri më 18 qershor

Ministria e Arsimit e Republikës së Turqisë në koordinim me Fondacionin turk Diyanet ka ftuar nxënëset nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi, të cilët kanë përfunduar shkollën fillore të aplikojnë për shkollimin në shkollën fetare ndërkombëtare (medrese) për vajzat, Stamboll Pendik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shpenzimet e studimit, të udhëtimit, ushqimit, veshjeve dhe banimit do të mbulohen bashkërisht nga Ministria e Arsimit dhe Diyanet për të gjitha nxënëset të cilat në provimin pranues tregojnë rezultate të mira, ndërsa mundësia për bursë është e hapur dhe në vazhdim të arsimimit të tyre.

Kushtet që nxënëset duhet të plotësojnë në vijim: që shkollën fillore të kenë mbaruar me nota të larta, që nuk kanë bërë pauzë prej një viti nga mbarimi i shkollës fillore pa një arsye të pranueshme, të mos jenë të lindura para 1 janarit 1999, se gjatë shkollimit në vend të tyre të mos kenë qenë të dënuara më parë, të mos kenë pengesa shëndetësore apo mendore për shkollimin në Turqi.

Gjithashtu, siç është konfirmuar nga ambasada e Turqisë në BeH, thirrja nuk vlen për shtetasit e Turqisë.

Aplikimet mund të dërgohen deri më 18 qershor të këtij viti në adresën e departamentit konsullor për çështjet fetare pranë ambasadave të Republikës së Turqisë në vendet ku nxënësi, kandidati jeton. Aplikimet duhet të kenë diplomën origjinale për mbarimin e shkollës fillore apo kopje e vërtetuar e saj, vërtetimi i suksesit të treguar në shkollën fillore, kopje e pasaportës, fotografia dhe informacione për kontaktin.

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button