Han e anuloi vizitën e nesërme në Bosnjë

Eurokomesari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johanes Han sot tha se e ka anuluar vizitën për në Bosnjë e Hercegocinë, e cila ishte planifikuar për nesër.

Ashtu siç njoftoi Fena, Han në deklaratë me shkrim shpreh shqetësimin e tij për prolongimin e tryezës së rrumbullakët, ku bashkë me liderët e partive udhëheqëse në B&H duhej të ishte prezent edhe ai. Ky takim do t’i dedikohet arritjes së një marrëveshje për një paketë me masa reformuese.

“Apeloj deri te të gjithë liderët politik dhe institucionet e të gjitha niveleve qeverisëse në B&H që të bëjnë gjithçka që kanë mundësi për ta përfunduar Programin për reforma, e cila i duhet vendit urgjentisht për të siguruar prosperitet dhe ecje drejt UE-së”-tha Han.

Ai i thërret qeveritë e B&H t’i plotësojnë obligimet e marra, si ato për në UE ashtu edhe obligimet ndaj vetë qytetarëve të vetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button