Inspektorët e fuqishëm duhet të mbushin buxhetin e boshatisur të Gruevskit

“Me agresivitetin që tregon qeveria përballë bizneseve të vogla është rezultat i tendencës për mbushjen e buxhetit të shtetit nga këto burime”, thotë Abdylmenaf Bexheti

Inspektorët tatimorë janë tërbuar para se të ndodhë miratimi i ligjit i propozuar nga VMRO-ja, për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për shkeljet, me çka në mënyrë drastike do të rriten dënimet për personat privat dhe ndërmarrjet publike. Partitë opozitare  e kanë vlerësuar këtë si një dëshmi që tregon se Qeveria dëshiron me mjete represive të mbush buxhetin e miratuar për vitin 2014.

Shfaqjen e njëjtë jemi duke e parë këto ditë, nëpërmjet aksionit agresiv të Drejtorisë për të hyra publike, ku secila kioskë , shitore, ose firmë e vogël me një ose dy të punësuar u gjendën nën një presion të madh të inspektorëve të fuqishëm të cilët kanë dhënë dënime të mëdha për lëshime të vogla.

“Kjo nuk është aspak e lehtë për ne të cilët përpiqemi që ti kryejmë detyrimet ndaj shtetit”, thotë Blerim Jonuzi pronar i një shitore për teknik të bardhë. Kohën e fundit thotë ai është bërë shumë  vështirë për të punuar nga presioni që ushtrojnë inspektoret tatimor. Qëllimi it tyre është që të vendojnë tatime dhe aspak nuk mbajnë llogari për vështirësitë tona.
Tre vitet e fundit qeveria miraton buxhet më të madh nga parametrat real të ekonomisë së shtetit, për shkak të harxhimeve në projekte jo profitabile.

Ekonomisti Abdylmenaf Bexheti, thotë se ligji do t’i ashpërsojë edhe më tej masat represive të dënimeve, kjo pritet në të ardhmen. Sipas tij, ajo që ndodhë tani me agresivitetin që tregon qeveria përballë bizneseve të vogla është rezultat i tendencës për mbushjen e buxhetit të shtetit nga këto burime. Bexheti thotë se , ky është fenomen i tre viteve të fundit. Projeksioni I buxhetit për vitin 2014, është edhe më i shprehur nga të ardhurat e këtyre llojeve, respektivisht dënimin e ndërmarrjeve të vogla. 

“Sanksionimet e ndërmarrjeve kanë arsye, sepse kultura e detyrimeve nuk është në nivelin e duhur, por problem është se ky detyrim bëhet në mënyrë represive. Duhet të veprohet me aspekte preventive edukuese dhe jo me masa represive”, thotë Abdylmenaf Bexheti. Kjo, sipas tij, tregon se masat represive ndaj ndërmarrjeve të vogla janë qëllimi i qeverisë dhe jo masat edukuese.

“ Nëse qeveria e ka qëllimin që ti dënojë ndërmarrjet dhe jo ti edukojë, atëherë kjo do të  ishte katastrofale. Kjo mënyrë e veprimit do ti dekurajoji ato biznese të vogla që kanë njëfarë  rregullshmërie dhe një pjesë e tyre do të kalojë në  in formalitet të plotë, sepse duke mos u përballuar këtyre masave represive ata do ta mbyllin firmën  dhe do të punojnë në mënyrë të egër”, thotë Bexheti. Sipas tij, qeveria i dënon ata të cilët kanë njëfarë legaliteti, ata të cilët kanë kasa fiskale dënohen ndërsa ata të cilët nuk kanë nuk mund të sanksionohen.

Ekonomistët dyshojnë se më ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shkelje, qeveria do të ketë edhe një armë të fort për kontrollin dhe dënimin e bizneseve të mëdha dhe të vogla.

Lajme të ngjashme

Back to top button