Një shtetas i huaj është lënduar në një aksident në rrugën Kumanovë-Shkup
Një person është lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në afërsi të fshatit Agino në rrugën Kumanovë-Shkup.
Nga spitali i Kumanovës informojnë se në fatkeqësinë e trafikut që ka ndodhur sot në mëngjes është lënduar një shtetas i huaj.
Për shkak të fatkeqësisë, qarkullimi në aksin rrugor Kumanovë-Shkup është në ndërprerje për automjete të rënda transportuese dhe autobusët.