Dy vëllezër nga Tetova lëndohen në një zënkë me thikë

Dy vëllezër nga Tetova janë lënduar me thikë nga një i njohur i tyre gjatë një zënke fizike e cila ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 në objektin hotelierik “Bibi” në rr. “Ilindenska” në Tetovë, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Në zënkën të cilës i ka paraprirë një debat verbal, fillimisht N.M. i cili ka qenë bashkë me vëllain e tij E.M. edhe një person është ngritur nga tavolina dhe me grushte e ka qëlluar M.D. (31), i njohur i tyre. M.D. shpejtë ka dalë nga objekti ndërsa më pas është kthyer përsëri dhe i ka thirrur tre vëllezërit që t’i qërojnë hesapet. Rrahja ka vazhduar jashtë, me ç’rast M.D. ka përdorur thikë kuzhine me të cilën dy vëllezërve, E.M. dhe N.M. u ka shkaktuar më shumë plagë në trup. Të lënduarit janë transferuar në Spitalin klinik të Tetovës, prej ku me urgjencë janë transferuar në Qendrën emergjente në Shkup, ndërsa M.D. është ndalur për trajtim në spitalin e Tetovës.

Prokurori publik dhe një ekip i SPB Tetovë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes ndërsa është gjetur thika dhe është dorëzuar për ekspertizë. Është duke u punuar në pastrimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button