Cili është më i shëndetshëm – uji i ambalazhuar apo nga rubineti

Ndoshta do t’ju befasojë fakti se uji i ambalazhuar është në fakt krejtësisht i njëjtë si uji i rubinetit. Studimet kanë treguar se madje 25 për qind të ujit të ambalazhuar në treg në fakt është ujë nga rubineti.

Si mund ta vëreni dallimin?

Ekspertët theksojnë se kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Ajo që duhet ta keni parasysh është BPA (bisphenol A), një komponentë kimike të cilën e gjejmë në një numër të madh të produkteve plastike. Rezultatet e hulumtimit mbi temën e shisheve plastike janë të ndryshme.

Disa rezultate tregojnë se ato janë plotësisht të sigurta, ndërsa të tjerat tregojnë se ekspozimi ndaj kimikateve në shishet e plastikës mund të shkaktojnë dëmtim të smaltit të dhëmbëve, ta zvogëlojnë dëshirën seksuale dhe ta rrisin rrezikun e trashjes.

Ekziston një tjetër arsye se pse do të ishte më mirë të pini ujë nga rubineti, veçanërisht nëse jeni adhurues të ujit të ambalazhuar me ndonjë shije të caktuar. Ky ujë shpesh përmban ëmbëlsues artificialë, të cilët mund të shkaktojnë shfaqje të rezistencës insulinike dhe diabet.

Ekspertët theksojnë se më së miri është ta pini ujin e ambalazhuar i cili është filtruar. Në këtë mënyrë, jeni plotësisht të sigurt se uji është i sigurt, dhe e dini saktësisht se çfarë jeni duke konsumuar.

Në disa vende nuk është e sigurt të pini ujë nga rubineti, transmeton Koha.net. Në vendin tonë ky ende nuk është ndonjë problem, por është e rëndësishme ta kemi parasysh cilësinë e tubave të ujit që mund të përmbajnë komponentë të dëmshëm.

Nëse jeni adhurues të ujit të ambalazhuar, bëni kujdes që shishet të kenë vetëm ujë, dhe asnjë përbërës tjetër. Kërkoni shishe që nuk përmbajnë BPA ose zgjidhni shishe të qelqit.

Lajme të ngjashme

Back to top button