Ademi: Përgjegjësi për testimin ekstern pas përfundimit

Pasi të përfundojë dhe analizohet gjithë procesi i notimit ekstern do të kërkohet përgjejgësi për secilin institucion që është i përfshirë në cilëndo fazë të procesit të notimit ekstern nëse një gjë e tillë konstatohet. Kjo është përgjigja që dha për televizionin Alsat, Ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi, në pyetjen se kush duhet të mbajë përgjegjësi për lëshimet skandaloze në pyetjet e testimit ekstern ku vërrehen edhe tendenca raciste. Përgjigje nga ministri kërkuan pasi Qendra për provime shtetërore iu shmang përgjegjësisë duke thënë se ajo vetëm se realizon testimin dhe se përgjegjëse për formulimin e pyetjeve janë Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendra për Arsim profesional dhe trajnim, të cilat po ashtu heshtin lidhur me skandalin.

“Qendra për provime shtetërore në Bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim e realizon procesin e notimit ektern. Me rëndësi për këtë periudhë është që ky proces të zhvillohet pa presione për këtë institucion dhe pjesëmarrësit e drejtpërdrejt në notimin ekstern dhe të përfundojë i gjithë procesi. Si çdo vit edhe këtë vit në përfundim të notimin ekstern do të bëhet analizë gjithë përfshirëse me qëllim të dedektimit të dobësive dhe anomalive eventuale, si dhe eleminimin e të njejtave për vitin e ardhshëm shkollor. Prandaj, këtë periudhë jemi të përqëndruar në përfundimin me sukses të notimit ekstern dhe të maturës shtetërore”, thotë Ademi në përgjigjen e tij me shkrim.

Në pyetjen për të komentuar kërkesat e ish ministrave dhe analistëve të këtij digasteri të cilat kërkuan dorëheqjen e tij, ai ato i injoron në heshtje. Ademi pranon se në pyetjet e testimit ekstern ka pasur, sipas tij gabime dhe zotohet se të njëjtat do të përmirësohen.

“Është fakt që çdo vit shkollor ky proces po avansohet dhe ka shumë më pak gabime dhe probleme se vitet e kaluara shkollore. Kjo nuk do të thot që procesi është i përsosur, përkundrazi i njejti duhet të përmisohet në disa aspekte. Kjo në fakt ishte edhe njëra nga pikat e dakorduara në Marrëveshjen e arritur në mes MASH-it dhe SASHK-ut. Dëshirojë të përsërisë edhe një herë që pasi të përfundojë dhe analizohet gjithë procesi i notimit ekstern do të kërkohet përgjejgësi për secilin institucion që është i përfshirë në cilën do fazë të procesit të notimit ekstern nëse një gjë e tillë konstatohet”, thotë ministri Ademi./ Alsat-M/

Lajme të ngjashme

Back to top button