Malevski: Takimi në Bruksel, vendimtarë

Profesori Universitar, Denko Malevski, ka thënë se deklaratat e bëra nga komesioneri Johanes Hahn, janë një gafë, ndërsa reagimi i Zaevit, është i duhur me qëllim që gjërat të thuhen me kohë. Ai thotë se për tu zgjidhur kriza, çështja kyçe është se, a do të pranoj Gruevski, qeveri kalimtare apo jo.

Sipas tij, kjo varet nga presioni nga jashtë që duhet ushtruar mbi garniturën qeverisëse.

“Nëse kjo nuk do të ndodh do të kemi probleme edhe në fusha tjera si regjistrimi, mediat, organizimi i zgjedhjeve”, ka deklaruar për 24vesti, Malevski, transmeton Shenja.

Malevski është i mendimit se liderët do të duhet ta shfrytëzojnë ndihmën e BE-së, për ta zgjidhur krizën. Ai thotë se nuk duhet pritur që SHBA të inkuadrohet më thellësisht në këtë krizë, ngase Uashington e konsideron si problem regjional.

Lajme të ngjashme

Back to top button