Rama takon Nuland: Mbështetje SHBA-ve në luftën e përbashkët kundër terrorizmit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë Victoria Nuland, ku u diskutua mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Gjate takimit, Kryeministri Rama e siguroi zyrtaren e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë do t’i ofrojë SHBA-ve në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe promovimin e demokracisë në botë.

“Nuland, e shoqëruar në takim dhe nga zoti Filip Reeker Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit, uroi Kryeministrin Rama për fitoren e thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, si dhe suksese në detyrën e re”- thuhet ne njoftimin per media.

Kryeministri Rama e falenderoi zonjën Nuland për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë, si dhe e njohu atë me ecurinë e deritanishme të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Lajme të ngjashme

Back to top button