“Spastrimi i administratës”, Basha ankohet tek ambasadorët e BE-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shprehu sot shqetësimet ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian për atë që ai e quajti revansh politik mbi administratën.

Në një prononcim për mediat pas takimit me ta, Basha u shpreh se Rama po minon konsensusin.

“Kemi mësuar jo zyrtarisht se ka përpjekje për të shtyrë hyrjen në fuqi të ligjit per Statusin e Nepunesit Civil apo për të ndryshuar përmbajten e tij të votuar në mënyrë konsensuale, përpjekje që bëhet me një motiv, për të intensifikuar spastrimin e administratës dhe zëvendësimin me militantë partiak. Ky është hap i kushtueshëm për taksapaguesin shqiptar dhe evropianë, që minon konsensusin” tha Basha. /albeu http://www.albeu.com/shqiperi/spastrimi-i-administrates-basha-ankohet-tek-ambasadoret-e-be-se/126564/

Lajme të ngjashme

Back to top button