Neziri pret që kriza të tejkalohet dhe të mos ketë ndikim në ekonomi

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri pret që kriza politike të tejkalohet dhe se nuk do të ndikojë negativisht në planet ekonomike në vend.

Ai paralajmëroi se do të shqyrtohen të gjitha propozimet nga ekonomia të cilët kanë për qëllim zhvillimin e ekonomisë dhe nëse ka sugjerime pozitive do të pranohen.

“Kuptohet se çdo krizë politike ka efekte negative në zhvillimin e ekonomisë, por ne si shtet kemi kapacitet dhe veç kemi rezultate konkrete. Mendoj se Republika e Maqedonisë do ta tejkalojë këtë krizë politike dhe nuk do të ketë ndikim negativ ndaj planeve ekonomike të vendit tonë”, tha Neziri duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se Ministria me të cilin ai udhëheq është e hapur për bashkëpunim me sektorin ekonomik dhe paralajmëroi se përderisa ka propozime pozitive për zhvillim të ekonomisë ato do të shqyrtohen dhe do të pranohen. “Ministria e Ekonomisë është e hapur në vazhdimësi veçanërisht ndaj sektorit ekonomik. Të gjitha propozimet që dalin nga afaristët dhe nga cili do subjekt juridik të punojnë në drejtim të zhvillimit të ekonomisë ne seriozisht i shqyrtojmë si Ministri e Ekonomisë.

Do të shqyrtohen edhe në Qeveri dhe kuptohet nëse ka ide dhe sugjerime pozitive do të pranohen”, theksoi Neziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button