Ahmeti shënon përvjetorin e BDIsë me letër drejtuar Komisionerit Han

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ia drejtuar një letër komisarit për zgjerim oran BE-së Johanes Han, sot me rastin e 13 vjetorit të themelimit të partisë.

“Në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, vendosa që 13 vjetorin e themelimit të BDIsë ta shënoj me këtë letër në përkrahje të Marrëveshjes së 2 qershorit, por gjithashtu edhe për të shprehur mirënjohje juve, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe tre EuroDeputetëve për përpjekjet e përbashkëta dhe kontributin në drejtim të zgjidhjes së krizës serioze politike me të cilën po ballafaqohet vendi im. Gjithashtu, kontributi i Ambasadorëve të BE dhe SHBA në Maqedoni është i mirëpritur, i vlerësuar dhe ne e inkurajojmë vazhdimin e përpjekjeve në të njejtin format gjatë zbatimit të marrëveshjes.

Do të doja që të shfrytëzoj këtë mundësi që ta riafirmoj përkushtimin tonë të fuqishëm për ta zbatuar marrëveshjen e arritur më 2 qershor në Shkup dhe do të vijojmë me kontributin konstruktiv në të gjitha nivelet për ta zgjidhur krizën politike si dhe t’i hapim rrugë reformave thelbësore në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe të vendit tonë.

Njëkohësisht, gjithashtu mirëpres përkushtimin tuaj të fuqishëm të theksuar në Shkup që ju do ta vijoni insistimin që të arrihet kompromis i përbashkët dhe që Bashkimi Evropian do të pranojë vetëm një marrëveshje me përfshirjen dhe pajtimin e katër partive më të mëdha parlamentare.

Siç përcakton edhe marrëveshja, procesi dhe parimet EuroAtlantike, përforcimi i marrëdhënieve ndëretnike, zbatimi i plotë i Marrëveshjes paqësore të Ohrit e cila garantohet nga BE, SHBA dhe NATO, si dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërfqinjësore sëbashku me çështjet e reformave sistematike mbesin prioritet për vendin tim si dhe për miqtë tanë ndërkombëtar.

Në përfundim të letrës përkrahëse, unë shpreh bindjen time që katër liderët politik duhet që të bëjnë përpjekje shtesë që ta promovojnë marrëveshjen dhe të angazhohen për suksesin e saj. Andaj, unë ju siguroj që ju do të gjeni partner tek ne, jo vetëm për përkrahjen dhe zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit, por edhe për përafrimin e Maqedonisë me Bashkimin Evropian”, thuhet në letrë e Ahmetiti drejtuar Han.

Lajme të ngjashme

Back to top button