Gruevski i kënaqur nga interesimi i kompanive amerikane

Delegacioni qeveritar në SHBA, pas prezantimit të tretë radhazi për mundësitë e investimit në Maqedoni, mbrëmë, kryeministri prezantoi edhe performansat e biznesit në Maqedoni para kompanive në Boston.

Ai dhe ministri Stavrevski janë të kënaqur nga interesi i biznesmenëve amerikan, sidomos nga ato kompani të tekstilit, industrisë së automobilave, si dhe kompanive të shëndetit dhe turizmit. Tashmë vitin e ardhshëm, turistët amerikan, në mënyrë organizative do t’i vizitojë lokalet arkeologjike në Maqedoni.

Kryeministri Gruevski, në SHBA udhëheq delegacionin qeveritar i cili në kuadër të pjesës ekonomike të vizitës, mbajti disa forume të biznesit.

Delegacioni ka pasur edhe disa takime individuale me përfaqësues dhe ekipe të menaxhimit të kompanive amerikane, të cilat janë investitor potencial në Maqedoni, por edhe me disa subjekte të tjera të SHBA-së të cilat marrin pjesë në sferën e ekonomisë.

Ai gjithashtu vizitoi edhe korporatën Forbs, ku së bashku me nënkryetarin e korporatës, Kristofer Forbs, është nënshkruar Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja.

Në kuadër të vizitës në SHBA, kryeministri Gruevski i shoqëruar me ministrin e shëndetësisë, Nikolla Todorov, ka vizituar edhe disa qendra mjekësore, spitale dhe kapacitete shëndetësore në Prinston, Çikago dhe Boston, ku janë takuar me ekipet e tyre menaxhuese, në shqyrtimin e mundësive për realizimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe SHBA-së në drejtimin shëndetësor dhe konkretizimin e bashkëpunimit , si rezultat i kontakteve të bëra më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button