Kosova jashtë Eurovisionit

Unioni i Transmetuesve Evropianë (UTE) në faqen zyrtare në Twitter ka shkruar sot se Kosova nuk do të marrë pjesë në Eurovizion, dhe një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë për shumë kohë.

“Aktualisht Kosova nuk ka anëtarësi aktive në EBU, prandaj nuk do të marrë pjesë dhe nuk mundet të jetë pjesë e garës” shkruhet në Twitter-in zyrtar të EBU-së.

Përgjigjja ka ardhur pasi Petrit Selimi ka shkruar në Twitter se e di sigurtë që Kosova do të debutojë në Eurovizionin e vitit tjetër në Suedi.

Në ndërkohë, në Twitter ka nisur luftë mes fansave nga Kosova e Serbia, të dytët kundër Kosovës në këtë garë dhe tërheqjes eventuale të Serbisë nga kjo garë evropiane muzikore.

euros

Lajme të ngjashme

Back to top button