​Në Munih më shumë se 20 mijë njerëz kundër Samitit G7

Rreth 23 mijë njerëz janë mbledhur në Munih në protestën kundër mbajtjes së Samitit G7 të caktuara më 7 dhe 8 qershor në Gjermani, ka deklaruar policia.

Organizatorët e këtij tubimi, simpatizantët e Partisë së Gjelbër presin që të mblidhen rreth 30 mijë njerëz pasi që sot është ditë jo pune në Gjermani.

Të mbledhurit mbajnë transparente të mëdha ku shkruan “Shpëtojeni klimën, luftoni kundër varfërisë”.

Samiti G7 mbahet në kështjellën Elmau rreth 100 kilometra nga Munihu.

G7 e përfaqësojnë Britania e Madhe, Franca, Kanadaja, Gjermania, Italia dhe SHBA.

Lajme të ngjashme

Back to top button