Filloi shpërndarja e aktvendimeve tatimore për vitin 2015 në Gostivar

Procedura për shtypjen e Aktvendimeve tatimore për vitin 2015 ka përfunduar dhe ka filluar dhe shpërndarja e aktvendimeve tatimore, nga administrate komunale, përfaqësues të autorizuar nga Komuna e Gostivarit përmes Postes. Për çdo mangësi apo vërejtje, qytetarët mund të drejtohen në shërbimin e tatimeve dhe qendrës informative që tu procedohen të gjitha kërkesat që i kanë ndaj aktvendimeve tatimore, еdhe atë çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në ora 16:00.

Të gjithë qytetarë që kanë pronësi të patundshme konform ligjit për tatime si dhe nëse prona e tyre e patundshme ka pësuar ndryshime, janë të obliguar të paraqesin pronën dhe ndryshimet në departamentin për tatime dhe përmes qendrës informative. Kurse të gjithë qytetarë që nuk kanë kryer pagesat e detyrimeve te vjetra tatimore t`i bëjnë të njëjtat, përndryshe do të ndërmerren masa në përputhje me dispozitat ligjore për mos pagesën e detyrimeve tatimore. Komuna e Gostivarit, po ashtu, ju mundëson obliguesve tatimor dhe lëshime duke mos arkëtuar kamate ndëshkuese për mos pagesën e tatimit por dhe pagesën ne këste te detyrimit tatimor.

Prandaj qytetarët bashkë me kontributin e tyre me pagesën e tatimeve dhe taksave lokale, mundësojnë që Komuna të ndërtojë Infrastrukturë moderne dhe realizimin e projekteve të ndryshme ne qytetin e Gostivarit dhe fshatrat përreth.

Lajme të ngjashme

Back to top button